×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Xhemajli: Skandal korruptiv me ‘Minierën e Re’ të KEK-ut, Qeveria po abuzon qindra miliona euro të shtetit

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Partia Demokratike e Kosovës ka denoncuar sot skandalin në lidhje me vendimet e dyshimta për ndërtimin e “Minierës së Re”, të Korporatës Energjetike të Kosovës.

    Në një konferencë për media, deputeti i PDK-së, Bajrush Xhemajli, ka thënë se fillimisht ish-kryeministri Ramush Haradinaj, mandej qeveritë në vijim të Kurtit dhe Hotit, kanë vendosur që ta ndërtojnë “Minierën e Re”, në drejtimin e gabuar, në fushën e qymyrit në “Veri N1”, e jo në “Fushën Jug” e cila ishte pronë e KEK-ut.

    “Ky është një vendim me dëm të madh ekonomik për buxhetin dhe qytetarët sepse rezultatet e studimeve të tre kompanive të përfshira tregojnë përparësitë e padiskutueshme të fushës së Jugut, ku mbi 90 për qind e tokës në Fushën e Jugut është tokë e KEK-ut”, ka thënë deputeti Xhemajli, duke shtuar se, “braktisja e pronës publike dhe orientimi në prona private përbën një rast të pastër të korrupsionit”.

    Sipas tij, zhvillimi i minierës në fushën kah Veriu për të cilën është marrë vendimi, paraqet dëmtim kolosal të rezervave minerare dhe perspektivës zhvillimore.

    “Ne i bëjmë thirrje Qeverisë që të marrë drejtimin e duhur për krijimin e ‘Minierës së RE’ në Fushën Jug, e mos të dëmtoj, në mënyrë të pariparueshme, resurset nacionale. Në të kundërtën, nëse vazhdon kjo rrugë e nisur, provohet qartë se Qeveria Hoti synon të vazhdojë një rrugë të abuzimit të parave të shtetit, përmes korrupsionit që, i cili do t’i kushtojë qindra milionë euro qytetarëve taksapagues”, shtoi Xhemajli

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.