×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhamitë e zbrazëta, kështu dukej Nata e Kadrit gjatë COVID-19 në rajon

    FrontOnline
    20 Maj 2020

    Për shkak të masave të ndërmarra kundër përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), dyert e xhamive në vendet e rajonit kanë qenë të mbyllura për besimtarët muslimanë të cilët sonte me rastin e Natës së Kadrit tubohen nëpër xhami për të kryer lutjet në këtë natë që konsiderohet një nga netët më të rëndësishme të kalendarit islam, raporton Anadolu Agency (AA).

    Nata e Kadrit është në dhjetë ditët e fundit të muajit të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm të kalendarit islam i cili është në përfundim. Pjesa dërrmuese e besimtarëve, në kushte normale para shpërthimit të pandemisë këtë natë e kalonin në lutje dhe adhurim, lexim të Kur’an-it, si dhe qëndrim në xhami

    Sikurse në shumë vende të botës që zbatojnë masa të rrepta kundër pandemisë COVID-19, përfshirë edhe mbylljen e xhamive shkaku i orës policore dhe rregullave për grupimin në masë, edhe në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë të njëjtat ishin të mbyllura.

    Imamët nëpër shumë xhami në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe në kryeqytetin Shkup, lexonin Kur’an para faljes së namazit të Natës së Kadrit, ndërkohë që zëri i imamëve interpretohej përmes altoparlanteve të xhamisë.

    Në xhaminë Mustafë Pasha në Shkup namazi i Natës së Kadrit u fal nga këshilltari i çështjeve fetare pranë ambasadës turke në Shkup, Murat Alkan, në prani të imamëve dhe një grupi të vogël besimtarësh, ndërsa në xhaminë Haxhi Balaban në Shkup është kënduar ilahi “Lamtumire o Muaji i Bekuar Ramazan”.

    Pas një pezullimi prej pothuajse dy muaj shkaku i frenimit të përhapjes së koronavirusit, nga 12 maji xhamitë në mbarë territorin e Maqedonisë së Veriut janë hapur për besimtarët muslimanë nën masa të rrepta, përfshirë distancimin social dhe mbajtjen e maskave. Por, shkaku i orës policore që zbatohet në vend nga ora 19:00 deri në orën 05:00, besimtarët nuk kanë patur mundësi të kryejnë lutjet nëpër xhami.

    Në Shqipëri, pavarësisht kufizimit të lëvizjes së qytetarëve në disa qytete, në kuadër të masave kundër COVID-19, Nata e Kadrit ka mbledhur grupe të vogla të besimtarëve nëpër disa xhami të kryeqytetit Tiranë, por edhe të qyteteve të tjera të vendit për të falur namazin.

    Në Xhaminë e Tabakëve në Tiranë, një grup i besimtarëve kanë falur së bashku namazin e Natës së Kadrit, sipas protokollit të masave të vendosura në kushtet e pandemisë COVID-19. Në kushtet e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, pjesa dërrmuese e besimtarëve kanë falur namazin nëpër shtëpitë e tyre, por në disa qytete të Shqipërisë namazi është falur nëpër xhami.

    Kujtojmë se që nga 18 maji, u vendos që të rifillojnë aktivitetet fetare në xhamitë e vendit, që u pezulluan prej më shumë se dy muaj, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit, por kufizimi i lëvizjes së qytetarëve ka penguar faljen e namazit të Natës së Kadrit nëpër xhami.

    Po ashtu edhe besimtarët në Kosovë nuk e kanë pritur Natën e Kadrit në xhami duke kryer lutjet si zakonisht, për shkak se xhamitë vazhdojnë të jenë të mbyllura në vend për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

    Në afër 800 xhami sa ka në Kosovë, të cilat viteve të kaluara mbusheshin me besimtarë në netët si kjo, sonte ato janë hapur vetëm nga imamët e tyre sa për të thirrur ezanin e namazit të jacisë duke kryer faljen e namazit pa xhematë.

    Kreu i Bashkësisë Islame në Kosovë (BIK), Naim Tërnava, sot më herët tha se “ende nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive”, teksa u shpreh optimist se situata epidemiologjike do të përmirësohet sa më parë, në mënyrë që të rihapen edhe xhamitë.

    Natën e Kadrit apo natën e përcaktimit të fatit posaçërisht e bën të rëndësishëm fakti se në të ka filluar shpallja e Kur’anit në të cilën është përshkruar vlera e saj e vërtetë. Kjo natë, e cila sipas mësimeve islame është më e vlefshme se një mijë muaj, është quajtur kështu sepse besohet se këtë natë përcaktohen dhe shkruhen fatet e të gjitha krijesave të Zotit të Madhërishëm për vitin që vjen.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.