Janë bërë 87 vite, nga vrasja e veprimtarit të shquar të çështjes Kombëtare të Shqiptarëve dhe të ideologut më të madh të bashkimit kombëtar, Hasan Pristina. Ai u vra në Selanik.
Kryetar i vendlindjes së Hasan Prishtinës, Xhafer Tahiri duke përkujtuar veprën dhe jetën e Hasan Prishtinës në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se rikthimi i eshtrave të Hasan Prishtinës në vendlindje, Vushtrri, është kërkesë e vazhdueshme dhe e kahëmotshme.
“’Arsimi është shpirti i një kombi’ kishte thënë Hasan Prishtina. Ai shkriu tërë pasurinë e tij në fund edhe jetën e tij për idealin kombëtar”, ka shkruar Xhaferi duke treguar se bashkë me Nënkryetarin Besim Muzaqi, drejtorët komunal dhe Kryetarin e Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, kanë bërë homazhe tek varri i Heroit Hasan Prishtina.