×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhafer Gashi thyen heshtjen, tregon se a do ta lë AAK-në

    FrontOnline
    19 Mars 2021

    Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i është përgjigjur lajmeve se është duke e shqyrtuar mundësinë të largohet nga AAK-ja për të cilin raporti dje Front Online.

    Ai në një përgjigje për Front Online duke mos dhënë shumë detaje nuk e ka mohuar lajmin se kjo mund të jetë e vërtetë.

    Gashi ka thënë se nuk ka ndonjë qëndrim rreth kësaj çështjeje.

    “Momentalisht nuk ka ndonjë qëndrim për çështjen e cila po përflitet në portale, në të njëjtën kohë duke vlerësuar bashkëpunimin tonë korrekt ju njoftoj se për çdo informatë shtesë do të njoftoheni me kohë përmes një komunikate për media”, ka deklaruar ai.

    Por, Front Online mëson se kryetari Gashi, ka pakënaqësi të mëdha me lidershipin e AAK-së dhe pritet që shumë shpejtë ta zyrtarizojë daljen nga partia e Ramush Haradinajt.

    Sipas burimeve të portalit “Front Online”, Gashi po e shqyrton mundësinë që të dal si kandidat i pavarur për zgjedhjet e reja lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti në nivel vendi.

    Megjithatë, të njëjtat burime, konfirmojnë se Gashi gjatë javëve të fundit ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të lartë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilat i kanë ofruar mundësinë që t’i bashkëngjitet partisë së Albin Kurtit, në mënyrë që kjo e fundit ta nominojë si kandidat për kryetar të ri të Komunës së Obiliqit.

    Në zgjedhjet e fundit të parakohshme të 14 shkurtit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur të kemi shumë më pak vota nga Vetëvendosje, ani pse kjo komunë udhëhiqet për disa vjet nga AAK-ja./Front Online/

    Xhafer Gashi pakënaqësi me AAK-në, këto janë dy opsionet e tij

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Sot është zgjedhur kryesuesi i ri i Kuvendit të Drenasit, Bekim Lestrani, me këtë rast kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar...
    Lajme13 Shtator 2024
    Në kohën kur Bashkimi Evropian përmend data konkrete për zgjerimin e tij, aplikimi i Kosovës për t’u bërë pjesë e këtij blloku...
    Lajme13 Shtator 2024
    Në Bruksel, javën e ardhshme do të mbahet raundi i ri i dialogut në nivel kryenegociatorësh, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Siç...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë për Front Online se shpreson se Qeveria do t’i rrisë pagat, duke...
    Lajme13 Shtator 2024
    Pas aktakuzës për rastin e Banjskës, janë vendosur disa pamflete kërcënuese në veri të vendit. Këtë e konfirmoi për Front Online edhe...
    Sport13 Shtator 2024
    Sot shënojmë një ditë historike për futbollin kosovar, ditën kur u zhvillua ndeshja e parë e mëvetësimit të futbollit tonë, ndërmjet Flamurtarit...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputeti i LVV-së, Agon Batusha, ka përsëritur edhe sot qëndrimin e Qeverisë se ura mbi lumin Ibër do të hapet. Batusha tha...
    Vip13 Shtator 2024
    Gazetarja Ledjona Xheladini ka qenë e ftuar e radhës në emisionin Canape Ajo ka folur për shkurorëzimin e saj me burrin e...
    Lajme13 Shtator 2024
    Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kritikuar ashpër qeverisjen e Kurtit, duke e akuzuar atë për “kampione të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.