×
  • Lajme
  • Lajme

    Pal Lekaj: Qeveria “Kurti” mbetet kampione e gënjeshtrave mbi premtimet elektorale

    FrontOnline
    13 Shtator 2024

    Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kritikuar ashpër qeverisjen e Kurtit, duke e akuzuar atë për “kampione të gënjeshtrave” në lidhje me premtimet elektorale.

    Lekaj ka vlerësuar për Front Online se qeveria është duke  mbyllur mandatin me një përmbushje të ulët të premtimeve, vetëm 20-30%, dhe e ka kritikuar për manovrimin e premtimeve mbi rritjen e pagave.

    “Qeveria Kurti mbetet kampione e gënjeshtrave mbi premtimet elektorale. E dhimbshme dhe e çuditshme që ky pushtet po mbyll mandatin me shumë pak punë, zhvillim, e suksese, ku në përgjithësi kanë realizuar vetëm 20-30% të premtimeve elektorale”, tha Lekaj.

    Ai ka theksuar se vendimet ad hoc të marra në fund të mandatit nuk i përmbushin interesat e qytetarëve dhe se AAK ka kërkuar vazhdimisht një pagë minimale prej 450 eurosh dhe një koeficient prej 129 eurosh, kërkesa të cilat nuk janë marrë parasysh për shkak të “inateve politike”.

    “Premtimi mbi rritjen e pagave është manovruar nga kjo qeveri, ndërsa tani në fund po marrin vendime ad hoc që nuk ju përshtaten interesave dhe kërkesave të qytetarëve. Ne si AAK kemi kërkuar në vazhdimësi që Paga minimale në vend të jetë 450 euro, dhe që vlera e Koeficientit të jetë 129 euro, por që nuk janë marrë parasysh për shkak të inateve politike”, u shpreh deputeti Lekaj.

    Lekaj ka akuzuar Qeverinë Kurti për përpjekjet për të manipuluar qytetarët me vendime mbi rritjen e koeficientit dhe pensioneve në prag të zgjedhjeve, duke e konsideruar këtë një përpjekje për të vonuar dhe mashtruar qytetarët.

    “Tani para zgjedhjeve, Qeveria Kurti do të shfrytëzojë momentumin që të mashtrojë e stimulojë qytetarët dhe punonjësit publik, me një vendim mbi rritjen e koeficientit dhe pensioneve, e që ka mundur ta marrë para 3/4 viteve. Qytetarët këtë rritje të koeficientit dhe pensioneve duhet ta kuptojnë si zvarritje e vjedhje nga Qeveria që është dashur t’ia mundësojë para shumë kohësh e jo në kohë fushate”, përfundoi Lekaj./Front Online

    Opozita kërkon rritjen e pagave, deputeti i VV-së thotë se rritja e pagave nuk ka qenë premtim i Kurtit por ka ndodhur

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Në kohën kur Bashkimi Evropian përmend data konkrete për zgjerimin e tij, aplikimi i Kosovës për t’u bërë pjesë e këtij blloku...
    Lajme13 Shtator 2024
    Në Bruksel, javën e ardhshme do të mbahet raundi i ri i dialogut në nivel kryenegociatorësh, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Siç...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë multietnike, me element përbashkues vullnetin për t’i...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Pas aktakuzës për rastin e Banjskës, janë vendosur disa pamflete kërcënuese në veri të vendit. Këtë e konfirmoi për Front Online edhe...
    Sport13 Shtator 2024
    Sot shënojmë një ditë historike për futbollin kosovar, ditën kur u zhvillua ndeshja e parë e mëvetësimit të futbollit tonë, ndërmjet Flamurtarit...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputeti i LVV-së, Agon Batusha, ka përsëritur edhe sot qëndrimin e Qeverisë se ura mbi lumin Ibër do të hapet. Batusha tha...
    Vip13 Shtator 2024
    Gazetarja Ledjona Xheladini ka qenë e ftuar e radhës në emisionin Canape Ajo ka folur për shkurorëzimin e saj me burrin e...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia në Prishtinë ka shpallur në kërkim gruan që shihni në fotografi. Përmes një njoftimi në Facebook, policia i ka bërë thirrje...
    Sport13 Shtator 2024
    Sonte zhvillohen disa ndeshje të raundit 1/16 në Kupën e Zvicrës dhe aty figuron emri i ekipit shqiptar, FC Besa. Besa do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.