
Kosova dhe Serbia do të takohen në Shtëpinë e Bardhë me 4 shtator.
Kosova po këmbëngul në njohje reciproke ndërsa Serbia nuk ka ndryshuar qëndrim.
Weber thotë se Administratës Trump i kanë mbetur më pak se dy muaj mandat dhe sipas tij vështirë të arrihet marrëveshje.
Eksperti për Ballkanin Perëndimor e sheh si të mundshme praninë e Presidentit Trump në këtë takim.
Delegacioni i Serbisë i ka quajtur si të pavërteta pohimet se në SHBA do të negociohet për njohje reciproke.
Ata po insistojnë se duhet të zbatohen disa marrëveshje të arritura në Bruksel e sidomos ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe./RTV Dukagjini