×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Qeveria jonë e re e ka prioritet padinë për gjenocid kundër Serbisë

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit, Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar shqiptarët e vrarë nga ish-regjimi serb, duke thënë se qeveria e drejtuar nga kjo parti do ta padisë Serbinë për gjenocid në Kosovë.

    “Mbi 13 mijë civilë të vrarë, 1643 ende të pagjetur, 20 mijë gra të dhunuara, dhe më shumë se 1 milion të dëbuar dhunshëm nga shtëpitë e tyre, janë shifra që kanë shtyrë përplot studiues të deklarojnë se ky është gjenocidi i dytë më i rëndë pas atij të nazizmit”, thuhet në një postim të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook

    Lëvizja Vetëvendosje thotë se pa ndëshkimin e krimeve të luftës nuk mund të ketë as qetësi e as paqe të qëndrueshme dhe se krimet e luftës, gjenocidi e krimet kundër njerëzimit nuk janë të kaluara derisa dikush nuk merr përgjegjësi për to.

    “Ne nuk harrojmë e as nuk do të qëndrojmë pasiv duke pritur që Serbia një ditë ta njeh të kaluarën e saj kriminale e të na kërkoj falje. Prioritet i Qeverisë sonë të re do të jetë padia për gjenocid kundër Serbisë në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë. Ne nuk i kemi asgjë borxh asaj, e ajo na ka shumë neve”, thuhet në komunikatë.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura. Siç...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.