×
  • Lajme
  • Lajme

    VV i përgjigjet partisë së Ramush Haradinajt për punën e koalicionit

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Ani pse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, pohoi mbrëmë se nuk kanë vija të kuqe për partitë politike, duke përmendur një koalicion të mundshëm me LVV-në para ose pas zgjedhjeve, nga partia që drejton Albin Kurti thonë se ende nuk e kanë menduar një gjë të tillë.

    Në një bisedë për Gazetën Express, deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, tha se partia e tij nuk ka qëndrim për koalicionet e ardhshme, pasi “këto tema nuk janë hapur akoma”.

    “Deri më tani nuk kemi hapur tema për koalicione parazgjedhore. Rrjedhimisht nuk kemi qëndrim akoma për këtë çështje”, është përgjigja e Abrashit për Gazetën Express, në pyetjen se a mund të ketë koalicion LVV-AAK.

    Tutje, Abrashi tha se AAK është e interesuar ta zgjedhë presidentin në këtë legjislaturë, ndërsa LVV njëherë dëshiron zgjedhjet pastaj diskutimin për tema të tjera.

    “Nuk ka përafrim. Çështja e Presidentit është temë që na ndanë me të gjithë. Lëvizja Vetëvendosje  ka qëndrim të qartë sa i përket zgjedhjes së Presidentit, njëherë zgjedhjet pastaj diskutojmë për Presidentin. Kurse AAK, duke se është interesuar që ta zgjedhë Presidentin në këtë legjislaturë, që për ne nuk ka kuptim”, përfundoi ai.

    Ndryshe, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

    “Unë nuk thash në asnjë variant se ne kemi marrëveshje me VV’në për president por mund të kemi në të ardhmen që nuk e përjashtoj hiq mundësinë që do të jemi ndoshta partnerë me VV’në pas zgjedhjeve, mund të ketë edhe para zgjedhjeve”, tha mbrëmë Haradinaj.

    “Po ne në politikë jemi. Kemi dallime substanciale por nuk domethënë që jemi armiq. Me askënd në Kosovë nuk jemi armiq politik. Kundërshtarë politik e mendime ndryshe por jo armiq”, shtoi ai në Klan Kosova.

    Haradinaj u shpreh se në vend s’ka më vija të kuqe.

    “Në Kosovë vijat e kuqe janë heq herët. Vetëm kur vjen fushata përmenden për konsum të brendshëm”, tha Haradinaj.

    Çështja e presidentit duket se po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja, pasi partitë politike deri më tani nuk kanë gjetur konsensus për presidentin e ri.

    U.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, deklaroi sot se partia e tij nuk e voton për president asnjë kandidat që thellon përçarjen dhe izolon vendin. Ndërsa, Isa Mustafa ka pohuar se vendi është duke rrëshqitur drejt zgjedhjeve të reja.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.