
Në Komunën e Vushtrrisë sot nuk është shënuar asnjë rast me Covid-19.
Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri tha se edhe këtë fazë të infektimeve, njësoj sikur të parën, po e përballojmë me sukses, të gjithë bashkë.
” Lehtësimin e masave e kemi kërkuar dhe e kemi pritur me padurim, qyteti po gjallërohet sërish. POR kujdesi duhet të jetë maksimal, mos dil pa maskë nëse ke mundësi ta kesh maskën dhe mbaje distancën”, ka shkruar Tahiri.
Ai tha se sipas studimeve të fundit, 75% më pak ka gjasë me marrë virusin nëse përdorë maskë.