Njësiti policor në Vushtrri ka pranuar informatë se në një lokacion ka të mbjella bimë narkotike.
Pasi kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë konfirmuar se informata është pozitive dhe kanë sekuestruar 11 bimë të dyshuara Kanabis Sativa me gjatësi të ndryshme.
Nuk dihet pronari i tyre, ndërsa bimët janë shkatërruar nga njësiti përkatës dhe rasti është duke u hetuar.