Një person është arrestuar dje në Vushtrri, pasi i njëjti ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.
Policia njofton se i njëjti ka qenë në arrati që nga data 14 shtator 2019, kur ishte arratisur derisa ka qenë në vuajtje të dënimit.
“Lidhur me rastin më datë 21.09.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë në arrati pasi me datën 14.09.2019 deri sa ka qenë në vuajtje të dënimit është arratisur nga Qendra Korrektuese e Burgut të Smrekonicës”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në Qendrën Korrektuese të Burgut në Smrekonicë.