×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Refuzuam ta njohim Kosovën, te Izraeli nuk deshëm të përzihemi

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Në një intervistë për të përditshmen boshnjake, “Dnevni Avaz”, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për marrëveshjet e nënshkruara në Uashington, ndër të tjera tha se “ajo që ne (Serbia) nuk e pranuam ishte njohja e ndërsjellë (midis Serbisë e Kosovës)”, transmeton Koha.net.

    “Por ajo që ishte kurdisur atje, në fakt, ata dëshironin që ne të themi se për ne është në rregull që Izraeli të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne këtu nuk deshëm të përzihemi. Thamë Izraeli është shtet sovran, ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë, ndërsa nga ana jonë Izraelit i dërguam një mesazh fare të qartë”, ka thënë Vuçiq.

    “Pas një kohe të gjatë, Prishtina pranoi të marrë pjesë në atë që ne e quajmë ‘Mini-Schengen’, që është një gjë e jashtëzakonshme edhe për Shqipërinë, edhe për Serbinë, por edhe për boshnjakët”.

    “Nëse për shembull, në të gjitha pikëkalimet kufitare ku i kemi inspeksionet fitosanitare, kur bëni që kamionët të presin 24 orë më pak se që është rasti tash, atëherë keni bërë një kursim serioz në punët operative. Atëherë u ndihmoni ekonomive të të gjitha vendeve dhe mund të tregoni sa po përparon ekonomia juaj. Nëse e jepni lejen e punës për Tiranë ose Prishtinë, ose Shkup, ato leje pune do të vlejnë edhe në Beograd. Aty bëhet fjalë për mijëra çështje që njerëzve të thjeshtë ua lehtëson jetën, që u japin atyre të drejtë të shpresojnë se do të jetojnë në paqe. Kjo do të stabilizojë gjithë rajonin. Të mos flasim se jemi marrë vesh për projekte të rëndësishme infrastrukturore, siç është autostrada Nish-Prishtinë. Po ashtu edhe hekurudhat të cilat thuaja gati i kemi harruar. Do të bëjmë rekonstruksionin e pjesës ekzistuese të asaj rruge Nish – Prishtinë dhe pastaj do të kemi infrastrukturë komplete edhe për transportin e udhëtarëve, edhe të mallrave deri në Tiranë e Durrës. Ajo që për ne është edhe më e rëndësishme është ajo që kemi fituar dhe që e presim qysh në dy muajt e ardhshëm që në Beograd të jetë zyra e Fondit Amerikan të Zhvillimit”, ka thënë Vuçiq

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Prilli në Kosovë fillon i ftohtë, me vranësira e reshje lokale shiu. Do të fryjnë erëra të ftohta nga veriu dhe verilindja,...
    Lajme31 Mars 2025
    Ka ardhur reagimi i parë nga kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës pas publikimit të bisedave të Kryesisë në një grup në...
    Lajme31 Mars 2025
    Zv.Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, është takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, nga ku tha...
    Të tjera
    Vip31 Mars 2025
    Pritja mbaroi, tani të gjithë sytë në ekranin e Televizionit Kombëtar Vizion Plus. Nisi Ferma Vip 2, spektakli juaj, aty ku çdo...
    Lifestyle31 Mars 2025
    Pranvera sjell një bollëk ushqimesh të freskëta dhe të shëndetshme që përveçse freskojnë menunë, janë edhe burim i shumë lëndëve ushqyese të...
    Lajme31 Mars 2025
    Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në konsultat për themelimin...
    Opinione31 Mars 2025
    Shkruan Piro Ahmetaj: Sigurisht e kam ndjekur me përgjegjësi të shtuar, dalldisjen e radhës së Presidentit Vuçiç, mbas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake...
    Lajme31 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të bisedave të grupit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në “Viber”....
    Vip31 Mars 2025
    Kur ndajnë edhe më pak se 2 orë nga nisja e spektaklit Ferma Vip 2, janë zbuluar disa sekrete të vogla se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.