×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Nuk ka njohje të Kosovës dhe pikë

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ka refuzuar pikën për njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës dhe beson se ajo nuk do të përfshihet në dokumentin që quhet “normalizim ekonomik”. Ai ka insistuar se gjatë bisedimeve duhet të ofrohet një “letër e mirë, përndryshe nuk do ta nënshkruaj”, raportojnë mediat serbe.

    Vuçiq më pas ka shpalosur se si amerikanët e kanë hapur dokumentin ku thotë se është kërkuar njohja.

    “Le ta dinë njerëzit si funksionon kjo, pala amerikane na e ndau dokumentin që nuk e ka parë asnjëra palë, ose pala jonë nuk e ka pa me siguri, ishte një “non paper” si i thonë, dhe atë dokument s’mund ta merrni me vete, sepse e ka numrin, e as ta fotografoni e as diçka tjetër”, ka thënë Vuçiq.

    “Nuk është diçka e re, por kemi hasur në mirëkuptim. Bëhet fjalë për një shtet që ka njohur pavarësinë e Kosovës, për ne ka qenë diçka formale por jo e befasishme. Nuk është hera e parë që unë reagoj kështu sepse ka ndodhur njësoj edhe në Evropë. Njerëzve në Serbi ju them me siguri: Në asnjë formë nuk e nënshkruaj asnjë dokument ku pranohet njohja e pavarësisë së Kosovës, pikë”, u shpreh ai.

    “Dhe na erdhi radha të prononcohemi për atë dokument. Ishte dokument shumë i vështirë, që fliste për njohjen reciproke”, ka thënë Vuçiq, duke theksuar se më vonë amerikanët e larguan këtë dokument.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.