×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq bisedë telefonike me Macronin para samitit Kosovë-Serbi në Uashington

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron.

    Vetë Vuçiq, përmes një postimi në Twitter, ka bërë publik lajmin për bisedën me homologun e tij francez.

    Duke publikuar një fotografi me Macron, Presidenti i Serbisë zbuloi se për çfarë bisedoi me presidentin francez.

    “Kisha një bisedë shumë të mirë telefonike me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Tema kryesore ishin marrëdhëniet tona bilaterale dhe dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq.

    Kjo bisedë telefonike e presidentit serb më homologun e tij francez vjen tri ditë para udhëtimit të Vuçiqit në Moskë, ku do të takohet me presidenti rus Vladimir Putin dhe një javë para samitit Kosovë-Serbi, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku me ndërmjetësimin e SHBA do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi.

    Në takimin e 27 qershorit në Uashington do të marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hahim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa nga pala serbe, presidenti Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Ka vdekur avokati nga Podujeva, Gëzim Namani. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK’së në Podujevë, Ekrem Hyseni....
    Lajme18 Mars 2025
    Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican, së bashku me ekipet turke të Monitorimit të Lidhjes, ekipin e Bashkëpunimit Civil-Ushtarak dhe drejtuesit...
    Lajme18 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të hënën në Berlin ka dekoruar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag dhe ish-ministrin...
    Të tjera
    Kronika18 Mars 2025
    Hajnat kanë hyrë në një shtëpi në Kaçanik, duke vjedhur kështu stoli ari. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit në Ohër, më 18 mars 2023, ishin dakorduar për...
    Kronika18 Mars 2025
    Dy të mitur janë arrestuar në Gjilan pasi kanë tentuar të kryejnë grabitje në një market. Ata e kanë sulmuar me shishe...
    Kronika18 Mars 2025
    Një burrë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Viti. Policia bën të ditur se në vendin...
    Kronika18 Mars 2025
    Është gjetur pa shenja jete një grua në Gjakovë. Policia ka bërë të ditur se mjeku e ka konstatuar vdekjen e saj ...
    Lajme18 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka nisur bastisje në Zyrat e Kompanisë Ujësjellësi Gjakova. Aty dyshohet për dallavere me tenderë Hasan Krasniqi, ish-kandidat për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.