×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiç mburret në media për mbrojtje të Kosovës, në realitet e ul bishtin!

    FrontOnline
    14 Tetor 2021

    Presidenti i lëvizjes ‘Oslobodjenje’, Mlagjan Gjorgjeviç, deklaroi sot se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk e përmbushi premtimin e tij se do të dërgon ushtrinë në Kosovë për të mbrojtur serbët, edhe pse e kishte premtuar më herët. “Ai është i madh dhe i fortë vetëm në emisionet e tij televizive dhe tabloide. Në to, ai kërcënon, dridhet me armë, tregon histori gjuetie se si në rininë e tij ai luftoi në tribuna, si u takua me huliganët kroatë në Itali etj. Dhe, në realitet, ai gjithmonë e ul bishtin”, tha Gjorgjeviç në një deklaratë me shkrim.

    Lidhur me konfliktin midis forcave speciale të policisë së Kosovës dhe serbëve gjatë aksionit kundër kontrabandës, Gjorgjeviç pyeti se çfarë “duhet të ndodhë” që autoritetet në Beograd të reagojnë dhe “të përmbushin premtimet e tyre”, transmeton FrontOnline.

    Duke komentuar takimin e Vuçiqit me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova dhe qytetarët në Rashkë, Gjorgjeviq vlerësoi se performanca ishte “patetike”.

    “Ndërsa ai po zhvillon luftërat e tij tabloide, serbët në Kosovë janë shtyrë në një luftë të vërtetë, falë politikës së koncesioneve të SNS. Ata u dhanë gjithçka shqiptarëve, tani ka mbetur vetëm jeta e zhveshur e serbëve”, vuri në dukje ai.

    Gjorgjeviç vlerësoi se Serbia duhet të kërkojë kthimin e 999 pjesëtarëve të forcave serbe të sigurisë në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    “Serbia sigurisht që ka të drejtë për këtë. Sipas Rezolutës, ato njësi mund të vendosen në kufijtë e jashtëm, si dhe në vendet ku jetojnë serbët dhe ku ka trashëgimi kulturore serbe”, shtoi Gjorgjeviç.

    Në fund të shtatorit, Vuçiq deklaroi se nëse ka një përndjekje të re të serbëve në Kosovë, Serbia do të presë 24 orë që NATO të reagojë dhe se pas kësaj do të ndërhyjë vetë nëse nuk ka reagim./FrontOnline/

     

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një 82-vjeçar, Behar Musaku ka qëlluar me armë zjarri të bijë, dhe më...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Situata në Bishkek është stabilizuar në orët e vona të 18 majit, ka thënë policia, pas dhunës së disa grupeve kundër studentëve...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.