Rreth orës 12.00 në qendër të Bujanocit, afër pompës së benzinës “ Nis “ nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vdekur N. A. nga Tërnoci, mëson jozyrtarisht FOLonline.
Poashtu bëhet e ditur se nga incidenti i njejtë ka mbetur i plagosur babai i viktimës.
Burimet e informacionit flasin se në drejtim të viktimave ka shtënë një person nga fshati Samolicë.
Njoftohet se policia është vënë në ndjekje të dorasit, raportojn mediat nga Bujanoci.
Rreth vendit të incidentit janë grumbulluar shumë qytetatë, ndërsa pritet që organet kompetente të kryejnë ekspertizën.