×
  • Kronika
  • Kronika

    Vrasja për 20 euro borxh në Suharekë, familja e viktimës kërkon dënim maksimal për dorasin

    FrontOnline
    11 Tetor 2020

    Kanë kaluar më shumë se 9 muaj që nga vrasja e Shaip Krasniqit nga Komuna e Suharekës, dhe familja e tij ende nuk e ka kuptuar arsyen e vrasjes.

    Sipas Prokurorisë në Prizren, Shaip Krasniqi dyshohet se është vrarë nga shoku i tij Sylejman Ahmeti vetëm për një borxh prej 20 eurove, më 26 janar të këtij viti, në një lokal të fshatit Maqitevë të Suharekës.

    Në aktakuzën të cilën e ka siguruar KOHA, Sylejman Ahmeti akuzohet për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

    Vëllai i të ndjerit thotë se asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë problem dhe se me të akuzuarin për vrasjen e të vëllait vetëm njiheshin e nuk kanë pasur lidhje familjare.

    “Vëllai jonë nuk ka qenë që ka pasur telashe dhe na si familje nuk kemi pasë asnjë problem, ata kanë qenë të njoftuar për kësi telashe. Na nuk e kemi pritën këta qe ndodhi, sa i përket që kanë thënë jo kushëri, ajo nuk është e vërtet, na vetëm të një fshati qe jemi”, thotë Shaqir Krasniqi.

    Ai thotë se ia kanë lënë në dorë drejtësisë këtë rast.

    “Po për neve është shumë vështirë po ishalla drejtësia punon dhe shkon në vend të vetin, se për neve ma vështirë s’ka mo qysh”, ka deklaruar Krasniqi.

    “Deri më tani në fazën që ndodhemi unë kam pranuar aktakuzën nga prokurori i çështjes me të gjitha shkresat e lëndës dhe provat që i janë bashkangjitur aktakuzës. Prokuroria ka zhvilluar hetimet dhe konsideroj sepse jemi me një fazë të shqyrtimit te dyte dhe konsideroj që prokuroria ka nxjerr në mënyre të ligjshme të gjitha provat”, Miftat Qelaj, avokat i palës së dëmtuar.

    Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria thuhet se Sylejman Ahmeti ka privuar nga jeta Shaip Krasniqin dhe ka vënë në rrezik jetën e shumë personave të tjerë.

    Aty theksohet se Ahmeti pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një borxh prej 20 eurove që ia kishte tani i ndjeri Shaip Krasniqi vëllait të të akuzuarit, e që fillimisht i thotë disa fjalë banale dhe pastaj dalin jashtë lokalit që kanë qenë duke qëndruar, dhe Ahmeti në veturën e tij kishte pushkën gjysmautomatike, dhe në prezencë të disa dëshmitarëve, në një distancë të shkurtër, shkrep në drejtim të të ndjerit, Shaip, i cili qëndronte i ndalur me një bisht të sëpatës në dorë dhe e godet fillimisht në fytyrë, i cili rrëzohet në tokë, e pastaj sa ishte i rrëzuar e godet edhe disa herë duke i thënë sërish fjalë banale e duke e sharë, me ç’rast ia shkakton 8 plagë, në disa pjesë të trupit.

    Por i akuzuari në dëshminë dhënë Prokurorisë në Prizren kishte thënë se tashmë i ndjeri Krasniqi kishte filluar zënkën në ditën kritike. Ai ka deklaruar se pushkën fillimisht e kishte marrë, pasi që kishte vërejtur disa ujq në fshat, por edhe për ta frikësuar të ndjerin. Ai po ashtu kishte deklaruar se ndihet keq për ngjarjen dhe se është penduar.

    Avokati i të akuzuarit, Nazmi Mustafi, përmes telefonit ka thënë se e kundërshtojnë aktakuzën dhe se do të kërkojnë rikualifikim të veprës penale nga “vrasje e rëndë” në “vrasje”.

    Shoqëria civile thotë se është shqetësuese pasi kohëve të fundit është rritur numri i vrasjeve në Kosovë e që po ndodhin për motive të ulëta.

    “Në rastet kur janë zbuluar rastet e vrasjeve nuk kemi ndonjë politik adekuate ndëshkimore, me këtë rast nuk është edhe politika e dënimeve në asnjë formë në Kosove. Nuk po arrin që thjesht të arrijnë qëllimin e dënimit. Qëllimi i dënimit është të marr dënimin meritorë”, thotë Betim Musliu nga IKD.

    Prokuroria Themelore e Prizrenit në një përgjigje me shkrim ka thënë se që nga fillimi i këtij viti e deri tani janë duke u trajtuar 4 raste lidhur me vrasjet, derisa edhe në vitin 2019 ka trajtuar numër të njëjtë të këtyre rasteve.

    “Në vitin 2019, Prokuroria Themelore në Prizren ka trajtuar katër raste lidhur me vrasjet. Në vitin 2020, Prokuroria Themelore në Prizren, ka trajtuar katër raste lidhur me vrasjet. Nga këto raste, në vitin 2019, vrasje brenda familjes kanë qenë dy sosh, ndërsa në vitin 2020 vetëm një rast.”

    Nga Rubrika
    Kronika27 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Miradi të Fushë Kosovës, pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte vozitur automjetin dhe kishte shkaktuar...
    Kronika27 Nëntor 2024
    Është arrestuar në Lipjan një shtetase e Shqipërisë me urdhër-arrest ndërkombëtar. Në raportin e policisë bëhet e ditur se e njëjta është...
    Kronika27 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës i ka identifikuar dhe intervistuar dy të mitur në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se i kanë vjedhur pistoletën...
    Të tjera
    Vip27 Nëntor 2024
    Rovena ka performuar për banorët brenda shtëpisë më të famshme në vend atë të BBVK3. Ajo ka kënduar këngë për Fierin, gjersa...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar edhe presidentin Bajram Begaj. Hamza ka...
    Sport27 Nëntor 2024
    Zëvendësuesi Jasir Asani shënoi me prekjen e parë, duke i siguruar fitoren me rezultat 1-0 skuadrës Gwangju ndaj Shanghai Shenhua. Asani është...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, ka shprehur mbështetje në lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë për hapjen e...
    Vip27 Nëntor 2024
    Rovena ka bërë një bisedë me banorët, në lidhje me ndarjen e detyrave. Ajo është shprehur se të gjithë kanë dështuar në...
    Vip27 Nëntor 2024
    Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Driloni dhe Gresa kanë bërë një bisedë bashkë. Driloni i ka thënë Gresës se bashkë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.