×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e rëndë në tentativë, babai i gazetarit Selimi thotë se reja e tij dëneste nga vaji kur i ishte vënë flaka garazhës

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2023

    Babai i gazetarit Alban Selimi, Rexhep Selimi ka rrëfyer për momentin kur zjarri kishte kapluar garazhin e të birit.  Ai tha se në atë moment bashkëshortja e Albanit  dëneste dhe çante nga frika.

    “… reja, nusja e Albanit ajo dëneste  nga vaji ishte momente shumë i rëndë”, kështu ka deklaruar dëshmitari Rexhepi Selimi në seancën e së premtes ndaj Arsim Limanit, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë ndaj Alban Selimit gazetar në RTK, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Tutje, Rexhepi tha se ishte ndihmuar nga tre ose katër persona për të ndaluar zjarrin.

    Ai deklaroi se fillimisht kishe menduar se zjarri ishte shkaktuar si rezultat i rrymës, mirëpo nga punëtor të KEK-ut ishte thënë se po vije era benzinë dhe se nuk ishe shkaktuar zjarri nga rryma.

    Dëshmitari Rexhepi tha po ashtu se brenda në shtëpi ishte nipi i tij sëbashku me gruan e Albanit.

    Ai paraprakisht tha se kishin raporte të mira me babain e të akuzuarit.

    Po ashtu dëshmitari Rexhepi, duke u përgjigjur në pyetjen e përfaqësuesit të Alban Selimit, avokatit Kujtim Kërveshi deklaroi se djali i tij në ditë kritike nuk ishte në shtëpi dhe se ishte në punë.

    Dëshmitar Rexhepi po ashtu u ballafaqua edhe me deklaratën e dhënë në polici nga mbrojtësi i të akuzuarit Limani, avokatit Fanol Krasniqi, duke thënë se nuk është me rëndësi se kujt i ka thënë të thërras policin, pasi që ngjarja sipas tij që ka ndodhur ishte e rëndë për ta.

    Pas dëshmisë së dhënë nga Rexhepi, seanca vijoi me administrim të provave materiale mirëpo, prokurori Ilaz Beqiri kërkoi që seanca të shtyhet në mënyrë që të marr përgjigje nga policia se a ka kamera në vendin ku ka ndodhur rasti apo jo.

    Me këtë shtyrje nuk u pajtua avokati Krasniqi, duke shtuar se nëse analizohen shkresat e lëndës vërehet se zyrtarët policorë kanë sqarua se nuk ka kamera në vendin e ngjarjes.

    Mirëpo propozimi i prokurori Beqiri u aprovua nga trupi gjykues që seanca të shtyhet me ç’rast avokati Krasniqi kërkoi që t’i ndërpritet masa e paraburgimit ndaj Limanit dhe se kjo masë t’i zëvendësohet me atë të arrestit shtëpiak, por një kërkesë e tillë u refuzua nga trupi gjykues.

    Po ashtu edhe i akuzuari kërkoi kjo masë t’i ndërpritet, duke shtuar se nuk ka pasur për qëllim që të lëndoi askënd me ç’rast i kërkoi fjalë edhe gazetarit Selmi për rastin e ndodhur.

    “Kërkoj falje edhe njëherë, s’kam pas qëllim të lëndoj askënd”, tha Limani.

    Më pas seanca u shty për muajit në vijim.

    Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 18 gusht 2023, thuhet se më 16 mars 2023, në garazhin që është ngjitur me shtëpinë e tani të dëmtuarit Alban Selimi, në Fushë-Kosovë, i akuzuari Arsim Limani nga motive deri më tani të panjohura, ka tentuar që ta privojë nga jeta të njëjtin, i cili në ato momente nuk ishte në shtëpi, duke rrezikuar jetën e anëtarëve të tjerë të familjes, përkatësisht bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve. Këtë tentativë, i akuzuari thuhet se e ka bërë pasi është afruar tek dera e garazhit dhe aty ka hedhur një shishe benzinë të ndezur, ku flaka ka përfshinë garazhin, e nga temperatura e lartë është dëmtuar vetura e të dëmtuarve.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.