Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Livoq të Gjilanit, ku vetura ka rënë në liqen.
Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar shoferi, i cili dyshohet se ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe një pasagjer që ishte bashkë me të.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani dha detaje për Front Online.
“Ju njoftojmë se sot me datën 13.11.2022 rreth orës 05:00 në fshatin Livoq i epërm komuna Gjilan , ka ndodhur një vet aksident Trafiku ku e perfshirë ka qenë një veturë me tabela vendore. Me këtë rast lendime trupore kane pësuar vozitësi dhe një pasagjer që ishte me të. Të lënduarit kanë marr ndihmë në emergjencën rajonale në Gjilan. Nga hetimet e para dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë nën ndikim të alkoolit, (1.23 promila). Nxjerrjen e këtyre personave nga automjeti e kanë bërë ekipi i zjarrfikësve të rajonit të Gjilanit. Për momentin sipas mjekut kujdestar te lënduarit nuk janë në rrezik për jetën. Me rastin janë duke u mare policia e Kosovës njësiti i Trafikut rajonal”, potencoi ai.