×
  • Lajme
  • Lajme

    Votuesit jashtë vendit do të telefonohen tri herë për ta verifikuar aplikimin

    FrontOnline
    12 Janar 2021

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se verifikimi i aplikacioneve për votim jashtë vendit do të bëhet përmes telefonit në tri faza të ndryshme.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi gjatë konferencës për medie, sqaroi se në bazë të Udhëzimit Administrativ, Sekretariati i KQZ-së do të kujdeset që këto aplikacione të verifikohen duke tentuar tri herë t’i kontaktojë aplikuesit

    “Kontaktimi do të bëhet në tri faza. Thirrja e parë do të gjatë kohës së orarit të punës sipas kohës lokale në Kosovë. Nëse aplikuesi nuk do të lajmërohet, atëherë do të bëhen tentime tjerë, në bazë të orës lokale, të shtetit të vendbanimit ku gjendet aplikuesi. Nëse nuk lajmërohet as atëherë, do të bëhet edhe një tentim tjetër pas orarit të punës sipas orës lokale të shtetit që figuron në aplikacion”, sqaroi Elezi.

    I pyetur nëse do të mund të ndryshojë ky vendim, pas ankesës që Lëvizja Vetëvendosje ka bërë në PZAP, Elezi tha se sot kanë vepruar në bazë të vendimit të djeshëm, ndërsa për ankesa do të presin për të parë se çfarë do të ndodhë.

    “KQZ-ja ka vepruar në bazë të vendimit të djeshëm, do të presim edhe sa i përket çështjes së ankesave që janë parashtruar në institucionet përkatëse”, tha Elezi.

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së së Gjermanisë, të udhëhequr nga ish-kryeministri bavarez, Günther...
    Lajme09 Maj 2024
    Kryeredaktorja e medias shqiptare ‘’Portalb’’ nga Maqedonia e Veriut, Elida Zylbeari, për FrontOnline thotë se duhet pritur se me çfarë kushtesh do...
    Lajme09 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka uruar VMRO-DPMNE-në për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut. Përmes një postimi në...
    Të tjera
    Lajme09 Maj 2024
    Në Ditën e Evropës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova në vazhdimësi e dëshmon vullnetin e gatishmërinë për të kontribuar për...
    Lajme09 Maj 2024
    Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe bashkluftëtar i heroit Ilir Konushevcit, Avni Ajeti, në 25 vjetorin e rënies së Konushevcit,...
    Hulumtime09 Maj 2024
    Një skandal i madh, i pa parë deri më tash po ndodh në komunën e Prishtinës, ku në parcelën e paraparë për...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë me rastin e shënimit të ditës e Evropës, se sot kujtohet paqja dhe...
    Sport09 Maj 2024
    Dukagjini ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Fushë Kosovës në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës.  Ndeshja ishte...
    Sport09 Maj 2024
    Manchester United ende synon të shesë Jadon Sancho dhe Mason Greenwood këtë verë për të ndihmuar në rritjen e pozicionit të tyre...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.