×
  • Lajme
  • Lajme

    Von Cramon për hartën e Lajçakut: Unë nuk do ta përdorja një të tillë

    FrontOnline
    25 Shkurt 2021

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon ka komentuar hartën në zyrën e Emisarit Lajcak ku Kosova shihet si pjesë e Serbisë.

    Von Cramon në një replikë në rrjetin social Twitter ka thënë se nuk do ta përdorte një hartë të tillë.

    “Jo e dobishme nuk do ta përdorja një hartë të tillë. Por kjo natyrisht nuk është zyra ime”, ka thënë Cramon.

    Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, më 22 shkurt të këtij viti ka dhënë një intervistë për mediumin “European Western Balkans”, ku ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Prapavija nga ku e jep këtë intervistë nuk dihet nëse është zyra e tij, apo ndonjë ambient në Bruksel, megjithatë krahas flamurit të BE’së shihet një hartë ku paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

    Zëdhënësi i BE’së për Politikë të Jashtme, Peter Stano në një replikë në rrjetin social Tëitter ka thënë se pretendimi që harta e shfaqur prapa shpinës së Emisarit Miroslav Lajçak me Kosovën brenda territorit të Serbisë është i rremë, raporton Gazeta Express.

    Stano ka thënë se harta zyrtare e BE’së është në linjë me pozicionin neutral të BE’së për Kosovën.

    “Pretendimi për hartën është tërësisht i pavend dhe i rremë. Kjo hartë zyrtare e BE-së është – në vijë me pozicionin e Flamurit të Bashkimit Evropian – neutrale ndaj statusit. Do t’u rekomandoja të gjithëve që të përqendrohen në çështje të vërteta që ndihmojnë për ta avancuar dialogun për normalizim, në vend se të përpiqen të fabrikojnë tregime të rreme”, ka shkruar Stano.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    “Nuk besoj që ka shqiptarë me mendë në krye, që është psiqikisht i shëndoshë  mundet me qenë antiamerikan. Vetën ndonjë person i...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h, ka identifikuar shoferin...
    Lajme26 Prill 2024
    Të hënën është diskutuar për situatën në Kosovë në seancën e Këshillit të Sigurisë të Organizatës së Kombëve të Bashkuara ku vendi...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikon rezultatet e ’Raportit monitorues: “Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031” për periudhën...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare me një bagazh tejet të madh artistik, Shkurte Fejza, ka ndarë lajmin e madh për të gjithë adhuruesit...
    Sport26 Prill 2024
    Liga Premier ka dhënë paralajmërimin e qartë se kur do të mbahet seanca lidhur me 115 akuzat e Manchester Cityt. Në shkurt...
    Sport26 Prill 2024
    Drita ka reaguar në rrjetet sociale për incidentet e fundit ku janë përfshirë edhe udhëheqës e klubit, ndër ta, drejtori sportiv, Valon...
    Lajme26 Prill 2024
    Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, të cilët ngarkohen për vrasje...
    Lajme26 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor, pasi dyshohet se i njëjti ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.