Policia e Kosovës, ka njoftuar se, ankuesi mashkull kosovare, ka raportuar se nga persona të panjohur është vjedhur vetura e tij e tipit Golf-II.
Në lidhje me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjatë intervistimit ka pranuar se ka vjedhur veturën e ankuesit dhe i ka vënë zjarrin.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Po ashtu PK-ja në raportin e saj njofton se rasti ka ndodhur në Zhabar-Mitrovicë.
“VJEDHJE & ZJARRVËNIE E QËLLIMSHME. Zhabar –Mitrovicë 11.10.2022 – 06:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga persona të panjohur është vjedhur vetura e tij të tipit Golf-II. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjatë intervistimit ka pranuar se ka vjedhur veturën e ankuesit dhe i ka vënë zjarrin. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.