×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Vlerat dhe anët pozitive të mollës në shëndet

    FrontOnline
    18 Nëntor 2022

    “Një mollë në ditë e mban doktorin larg”. Kjo është një fjalë e urtë e vjetër, e njohur tashmë në gjithë botën e megjithatë jo rrallë pyesim veten: pse është kaq e mirë molla? Cilat janë të mirat shëndetësore që shoqërojnë ngrënien e mollës?

    Si një nga frutat më të kultivuara dhe më të konsumuara në botë, mollët cilësohen shumë shpesh si “ushqimi i mrekullive”. Në fakt, ato përfshihen edhe në 10 ushqimet më të shëndetshme.

    Mollët janë shumë të pasura me antioksidantë, flavanoide dhe me fibra ushqimore.

    Fitonutrientët dhe antioksidantët në mollë mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të zhvillimit të kancerit, hipertensionit, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Më poshtë do të gjeni një informacion lidhur me të mirat ushqimore të mollës, të mirat shëndetësore, rreziqet dhe parandalimi dhe disa përgjigje për pyetjet më të zakonshme.

    Informacion për mollët:

    Mollët nuk përmbajnë yndyrna, sodium apo kolesterol. Me plot të drejtë meritojnë të quhen centrale elektrike ushqyese, sepse përmbajnë:

    Vitaminë C – një antioksidant natyral shumë i fuqishëm, i aftë për të bllokuar disa nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira, si dhe për t’i dhënë trupit rezistencë ndaj agjentëve infektues.

    Vitamina B-kompleks (riboflavin, thiamin, and vitamin B-6) – këto vitamina janë çelësi për t’i mbajtur qelizat e kuqet të gjakut dhe sistemin nervor në gjendje të mirë.

    Fibra ushqimore – sipas Shërbimit Ushqimor Kombëtar Britanik, një dietë e pasur në fibra mund të parandalojë zhvillimin e disa sëmundjeve dhe ndihmon në mbajtjen në nivele të ulëta në gjak të kolesterolit të keq.

    Fitonutrientët – mollët janë të pasura me përmbajtje polifenoli. Këta fitonutrientë ndihmojnë në ruajtjen e trupit nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira.

    Minerale si kalciumi, potasiumi dhe fosfori.

    Të mirat shëndetësore të mollës

    Një përmbledhje e disa studimeve këshillon që mollët janë një nga ushqimet më të mira që njerëzit duhet t’i shtojnë në dietën e tyre ushqimore (fjala dietë ushqimore nënkupton thjesht gjithçka që përfshini në vaktet e të ngrënit).

    Mollët mund të:

    Përmirësojnë shëndetin mendor

    Mollët janë të mira për shëndetin mendor. frutat përmbajnë një antioksidant të quajtur “quercetin” i cili ul numrin e qelizave të vdekura, të shkaktuara nga oksidimi dhe inflamacioni i neuroneve, sipas Universitetit të Kebekut.

    Parandalon pamjaftueshmërinë e trurit

    kërkuesit nga Universiteti i Kornellit kryen një studim i cili tregoi se mollët ndihmojnë në “mbrojtjen e qelizave të neuroneve”, duke ulur kështu rrezikun për të zhvilluar çrregullime të pamjaftueshmërisë neurologjike si sëmundja e alcajmerit.

    Ul rrezikun e hemorragjisë celebrale dhe vaskulare (stroke)

    Një studim që përfshiu rreth 9200 burra dhe gra tregoi se ata që hanin më shumë mollë për një periudhë mbi 28-vjeçare kishin rrezik më të ulët për hemorragji cerebrale dhe vaskulare. Kërkuesit arritën në përfundimin se “rezultatet sugjerojnë se ngrënia e mollëve është e lidhur me uljen e rrezikut të një hemorragjie trombotike.

    Ul nivelin e kolesterolit të keq

    Një grup kërkuesisht nga Universiteti i Floridës arriti në përfundimin se mollët janë “fruti i mrekullive”. Ata zbuluan se gratë e moshuara që hanin mollë çdo ditë kishin 23% më pak kolesterol të keq (LDL) dhe 4% më shumë kolesterol të mirë (HDL) për thjesht gjashtë muaj që konsumonin.

    Ul rrezikun e diabetit

    Mollët mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për diabet. Një studim që përfshiu 187382 njerëz zbuloi se ata që hanin të paktën tre herë në javë mollë, rrush, boronicë, dardhë ose stafidhe kishin 7% më pak rrezik për diabet të tipit 2 krahasuar me ata që nuk i konsumonin.

    Shmang kancerin e gjirit

    Ka të dhëna në rritje që sugjerojnë se ngrënia e një molle në ditë ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit. Studimet treogjnë se ngrënia e frutave apo perimeve, përfshirë mollët, do t’u sigurojë konsumatorëve më shumë fenolik, që po shihet se kanë një ndikim të madh në shëndet. Këshillohet ngrënia e më shumë frutave apo perimeve çdo ditë./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin...
    Lajme15 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë...
    Kronika15 Janar 2025
    Një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Kronika15 Janar 2025
    Te martën, policia nё Pejё ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka refuzuar të dorëzohet te...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.