Ka inspiruar edhe komunitetin e artistëve pamorë kampanja e nisur nga këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, e cila postoi në twitter hartën e trojeve shqiptare me flamurin kombëtar në sfond me hashtagun #autochthonous.
Një karikaturë e veçantë pa autor ka vënë në thumb Vladimir Putinin dhe gazetarin e Russia Today, serbin Boris Malagurski, transmeton KosovaPress përcjell Front Online.
E në betejën e rrjeteve sociale në mes shqiptarëve dhe aleatëve në njërën anë, dhe serbo-rusëve në anën tjetër, është përfshirë edhe diplomati kosovar Enver Hoxhaj.
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka shpërndarë karikaturën që zbërthen propagandën ruse e serbe, përbri së cilës ka shkruar edhe disa fjalë.
“Këlyshi i Putinit, Malagurski , është në një tjetër mision të dështuar kundër njerëzve të Kosovës. Këtë herë, Putini hyri në llogarinë në Twitter të propagandistit serb dhe mohuesit të gjenocidit”.
Mesazhi i saj është i veçantë, kur “Putin e telefon Malagurskin dhe e pyet nëse e ka ende fjalëkalimin e vjetër të tëitterit, në mënyrë që ta përdorë për ta sharë Dua Lipën”.
Malagurski, ka reaguar në twitter i irrituar duke mos fshehur hidhërimin nga këngëtarja shqiptaro-britanike Dua Lipa, duke e krahasuar atë me “përkrahje të terrorizmit”.
Në vijim ju rikujtojmë postimin e këngëtares me famë botërore Dua Lipa/KP.