×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vjosa Osmani do të bashkëpunojë me një qeveri të re, formimin e të cilës nuk e përkrahu”

    FrontOnline
    26 Prill 2020

    Në krye të Kuvendit, Vjosa Osmani erdhi pas arritjes së marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe LDK-së. Propozimin për zgjedhjen e saj, e bëri deputetja e VV-së, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku.

    Por, kryesuesja e legjislativit, njëherësh edhe nënkryetarja e LDK-së, është në mesin e deputetëve që nuk do ta përkrahin formimin e Qeverisë së re, tashmë me një kombinim tjetër, LDK-AAK-NISMA e minoritetet, raporton Koha.Albert Krasniqi nga Demokraci Plus, thotë se përkundër rolit më shumë menaxhues të kryetarit, udhëheqja e Kuvendit nga partitë që formojnë Qeverinë e re do ta bënte më të lehtë punën.

    Se a do të vazhdojë të jetë kryetare e Kuvendit edhe pas formimit të Qeverisë së re, Koha që nga dita e enjte ka provuar të ketë qëndrim edhe nga Vjosa Osmani, por nuk ka marrë përgjigje.Sipas Agnesa Haxhiut nga Instituti Demokratik i Kosovës, janë dy mundësi kur mandati i udhëheqësit të Parlamentit mund të përfundojë më herët, nëse ai ose ajo shkarkohet ose jep dorëheqje.“Në rastin e parë, kërkesa për shkarkim duhet të iniciohet nga partia/koalicioni që e ka propozuar atë që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje, dhe për shkarkimin e saj duhen votat e 2/3 të numrit të përgjithshëm të deputetëve. Rasti i dytë është ai i dorëheqjes se Kryetarit/es, që sipas Rregullores së Punës, njoftimi për aktin e dorëheqjes duhet të shkojë paraprakisht për njoftim në Kryesinë e Kuvendit. Pas këtij njoftimi, të drejtën për ta propozuar kandidatin tjetër për Kryetar/e të Kuvendit e gëzon vetëm grupi më i madh parlamentar. Mirëpo, Rregullorja e punës së Kuvendit nuk parasheh afat të caktuar kohor se kur duhet të dërgohet propozimi për kandidatin tjetër. Por deri në zgjedhjen e kryetarit/es tjetër të Kuvendit, këtë post e ushtron nënkryetarja e parë e Kuvendit”, thotë Haxhiu në një përgjigje me shkrim.

    https://www.youtube.com/watch?v=KOXG1s0JM28&feature=emb_title

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.