Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e jurisprudencës për persona të mitur, për vitin 2019.
Ky publikim ofron të dhëna statistikore për personat e mitur, të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale në vitin 2019.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri i personave të mitur të akuzuar në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës në vitin 2019 ishte 1 013 persona. Numri më i madh i të akuzuarve ishte në Gjykatën Themelore të Prishtinës me gjithsej 414 persona, ose 40.9 % e numrit të përgjithshëm.
Nga gjithsej 1 013 persona të akuzuar, prej tyre janë dënuar 686 persona, ose 67.7 % e të akuzuarve. Po ashtu, numri më i madh i të dënuarve ishte në Gjykatën e Prishtinës me gjithsej 294 persona, ose 42.9% e numrit të përgjithshëm.

Të tjera
-
21:52 | 01 Shkurt 2023
-
21:37 | 01 Shkurt 2023
-
21:12 | 01 Shkurt 2023
-
21:08 | 01 Shkurt 2023
-
21:04 | 01 Shkurt 2023
-
20:57 | 01 Shkurt 2023
-
20:56 | 01 Shkurt 2023
-
20:49 | 01 Shkurt 2023
-
20:38 | 01 Shkurt 2023
-
20:27 | 01 Shkurt 2023
-
20:10 | 01 Shkurt 2023
-
20:02 | 01 Shkurt 2023