×
  • Opinione
  • Opinione

    Vizita e Memli Krasniqit në SHBA – çka, pse, si.

    Faton Abdullahu
    18 Nëntor 2022

    Vizitën e Kryetarit të PDK-së, z. Memli Krasniqi në SHBA e cila po vazhdon, duhet parë dhe vlerësuar në disa segmente, për ta kuptuar drejtë në rrethanat aktuale. Në rend të parë kjo vizitë:

    1) Është në kuadër të mendësisë tradicionale politike të PDK-së, të cilën ajo e ka të ndërtuar për vite të tëra që të koordinohet me gjeopolitikat euro-atlantike dhe konkretisht me politikat e SHBA-së në Ballkan dhe posaçërisht në Kosovë. Memli Krasniqi në krye të PDK-së po e vazhdon një diçka që për këtë parti është sa normale aq edhe kruciale.

    2) Është vizitë që e vërteton se natyra e kësaj marrëdhënie tashmë tradicionale vazhdon të jetë e dyanshme, PDK – SHBA. Prandaj, PDK dhe Memli Krasniqi, pritet atje shkëlqyeshëm, ka dhe do të ketë në ditët në vazhdim takime shumë të rëndësishme.

    3) Është vizitë që ka mundur të anulohet me të njëjtin rekomandim apo të ngjashëm siç bën SHBA-ja në raport me disa Ministra të Qeverisë Kurti – si p.sh. – Edhe ju si opozitë keni punë të rëndësishme në Kosovë, apo – vazhdoni me reforma partiake, apo diçka të ngjashme, por jo. Mikpritja e Memli Krasniqit nuk ka humbur asgjë nga tradicionalja me raportin PDK- SHBA, përkundrazi është vazhdim si faqe e re e kësaj historie gjithsesi të lavdishme dhe pragmatike.

    4) Është vizitë që lë të nënkuptohet se është edhe mirëkuptim dhe pëlqim jo vetëm i tërthortë (sidomos takimet në Bruksel) për reformat që është duke i bërë PDK dhe të cilave po ju prinë me shumë vendosmëri dhe kreativitet Memli dhe ekipi i tij.

    Nga Rubrika
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Opinione06 Janar 2025
    Nga Hisen Berisha: Refuzimi i Kryeministrit Kurti ndaj Prokurorisë Speciale dhe institucioneve shtetërore shfaq një problem më të thellë sesa një mosmarrëveshje...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Të mërkurën janë suspenduar tre zyrtarë policor. Njëri kolonel, tjetri major dhe një rreshter policor, ky suspendim sipas Policisë së Kosovës është...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen në hapjen zyrtare të fushatës së PDK-së....
    Sport08 Janar 2025
    Athletic Bilbao dhe Barcelona do ta kërkojnë një vend në finale të Superkupës së Spanjës. Dy ekipet e La Ligas do të...
    Vip08 Janar 2025
    Sara e ka pyetur Leon nëse ai mendon se e ka publikun kundër tij, pas nominimit kokë më kokë Drilonin dhe Gjestin,...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas vizitës së tij në Prizren, ka shkruar për angazhimin dhe...
    Lajme08 Janar 2025
    Mërgimtarët që qëndruan në Kosovë për festat e fundivit tashmë kanë filluar të largohen. Në Dheu i Bardh pritjet për të dalë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.