×
  • Lajme
  • Lajme

    Viti shkollor fillon edhe në institucionet korrektuese

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Në Qendrën Korrektuese Dubravë dhe në Qendrën Korrektuese Lipjan ka filluar viti shkollor 2020/21. Në Dubravë janë 43 nxënës, ndërkaq në Lipjan janë 22.

    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

    “Në Qendrën Korrektuese Dubravë numri i nxënësve të cilët kanë shprehur interesim për tu regjistruar në vitin e ri shkollor 2020 /21 është 43 nxënës, prej tyre në tri drejtime të reja në klasë të 10–ta, interesimin për tu regjistruar kanë shprehur 20 nxënës”

    “Ndërsa, në Qendrën Korrektuese Lipjan numri i të miturve që vijojnë mësimet në fillim të vitit shkollor është 22, prej tyre 8 vijojnë mësimet në Shkollën e mesme të ulët, klasat 6 deri 9, dhe 14 në shkollën e mesme të lartë klasat 10-12”, thuhet në njoftim.

    SHKK ka njoftuar se mësimi ka filluar më 14 shtator, ndërkaq po mbahet sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të IKSHPK’së.

    “Arsimimi i të burgosurve është ekuivalent me arsimimin e përgjithshëm në Republikën e Kosovës, gjithë të burgosurit, të cilët mbarojnë me sukses vitin shkollorë, marrin dëftesat, certifikata dhe diplomat, të cilat nuk dallojnë nga ato që jepen për personat që vijojnë shkollimin në liri. Për të zhvilluar mësimin në institucionet korrektuese janë angazhuar mësimdhënës nga drejtoritë komunale të arsimit”

    “Në bazë të vendimit të MASH-së, sikur në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës edhe në institucionet korrektuese mësimi ka filluar më datë 14.09.2020. Për fillimin e mësimit janë marrë të gjitha masat, udhëzimet dhe rekomandimet e IKSHPK-së”, njoftom SHKK.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar për rastin e vjedhjes së një veture. Policia...
    Lajme31 Maj 2025
    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, së bashku me 35 organizatat anëtare, në kuadër të shënimit të 1 Qershorit – Ditës...
    Lajme31 Maj 2025
    14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala është raportuar e zhdukur nga babai i saj, Remzi Shala. Klankosova.tv ka kontaktuar me prindin e...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, kduke folur për Marrëveshjen Bazike, ka thënë se...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    Lajme31 Maj 2025
    Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Këtë e bëri...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.