×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Viti i ri shkollor, Shahini: Qëllimi kryesor ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri kanë vijuar konsultimet me akterë të ndryshëm mbi masat e ndërmarra deri më tani me qëllim krijimin e kushteve të sigurta në ambientet e shkollës dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor gjatë vitit të ardhshëm shkollor.

    Në Facebook, ministrja Besa Shahini bën me dije se ditën e sotme janë zhvilluar konsultime mes zëvendësministres Nina Guga, drejtorëve të MASR Zamira Gjini, Selman Hodaj dhe Gerti Janaqi, me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillit Kombëtar të Prindërve, sindikatave e arsimit dhe organizatave të ndryshme.

    Masat e ndërmarra deri më tani nga Ministria e Arsimit, mënyra e zhvillimit të mësimit dhe detajimi final i udhëzuesit për vitin e ri shkollor ishin disa prej temave të trajtuara në këtë konsultim mes përfaqësuesve të ministrisë dhe palëve të tjera.

    Shahini nënvizon se në fokus të punës së ministrisë që ajo drejton “qëllim kryesor për vitin e ri shkollor, është ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve, gjatë zhvillimit të procesit mësimor në shkollë”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Instituti gjerman për sëmundjet infektive “Robert Koch Institut” sheh shenja të fillimit të një vale gripi në Gjermani.  Sipas raportit të fundit të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Policia ka njoftuar se një...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Vehbi Bujupi, banor i fshatit Arllat të Drenasit, është përballur me një situatë të pazakontë lidhur me faturën e energjisë elektrike. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    Gjykata e Shkodrës ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e dy vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj, të cilët dyshohen si autorë të...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Lajme10 Janar 2025
    Avokati Arianit Koci ka thënë se hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral, siç ishte dyshuar më...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot morën pjesë në ceremoninë e lansimit të Parakualifikimit...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga radhët e PDK’së, ka folur sot për investimet në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.