×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Valë gripi në Gjermani, 40 të vdekur

    FrontOnline
    10 Janar 2025

    Instituti gjerman për sëmundjet infektive “Robert Koch Institut” sheh shenja të fillimit të një vale gripi në Gjermani.  Sipas raportit të fundit të RKI që nga fillimi i dhjetorit, numri i rasteve të infeksioneve është rritur ndjeshëm. Edhe vitet e fundit janari ka qenë periudha në të cilën numri i infektimeve është rritur ndjeshëm. Thënë shumë thjesht për valë gripi flitet kur viruse gripale të tipit influenca A ose B gjenden në një nga analizat e çdo pesë pacientëve.

    40 të vdekur nga infektimi me virusin e gripit

    Sipas raportit të RKI-së është rritur gjithashtu edhe numri i shtrimeve në spital i personave me diagnozën grip. Në periudhën 2 deri më 30 dhjetor u shtruan në spital rreth 18 për qind e pacientëve të diagnostikuar me grip. Kurse nga data 30 dhjetor deri sot kjo shifër është rreth 27 për qind. Shifrat u referohen rasteve të raportuara në RKI. Javët e fundit është vënë re gjithashtu edhe një rritje e infektimeve me virusin sincicial respirator (RSV).

    Po ashtu njoftohet edhe për persona që kanë vdekur për shkak të infeksionit me grip. Deri tani për sezonin dimëror 2024/25 në RKI janë raportuar 40 vdekje nga infeksioni me virusin e gripit. Sipas RKI-së, 80 përqind e të prekurve ishin 60 vjeç ose më të vjetër. Po ashtu në RKI janë raportuar edhe pesë vdekje për shkak të infeksioneve me RSV. Deutsche Welle

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 30-vjeçarit Kristian Marku, i cili u vra në një atentat mafioz pranë...
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Turmp, është zotuar të martën se do të vendosë tarifa ndaj Bashkimit Evropian dhe...
    Bota/Rajoni21 Janar 2025
    Një tërmet me magnitudë 5.2 ka ndodhur në Turqi. Raportohet se tërmeti ndodhi në detin Egje, 6 kilometra larg brigjeve të rrethit...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Bedri Hamza përmes një postimi, ka treguar se sot do të ketë takime me biznese, për të cilat ka premtuar grante për...
    Lajme22 Janar 2025
    Një grua ka raportuar në polici se më 19 janar në Prishtinë, bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj, dhe...
    Lajme22 Janar 2025
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1694 gjoba trafiku...
    Lajme22 Janar 2025
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila...
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Idriz Vehapi, ka zhvilluar një tubim në Therandë, ku theksoi mbështetje të fuqishme...
    Kronika22 Janar 2025
    Një person është raportuar i vdekur të mërkurën në Prishtinë. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se policia ishte informuar nga urgjenca...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.