Sasi e madhe e mishit dhe arka janë vjedhur në një mishtore në Prizren.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rastin e ka raportuar pronarja e lokalit, derisa ka thënë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda mishtores.
“Prizren 12.10.2022 – 04:08. Raportohet se në lokalin mishtore, pronë e ankueses femër kosovare, me forcë kanë depërtuar persona të panjohur të cilët kanë vjedhur sasi të madhe të mishit dhe arkën. Nuk raportohet vlera e saktë e mallit dhe parave të vjedhura. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport./Front Online