Stoli ari e para të gatshme janë vjedhur në një shtëpi në Ferizaj.
Rastin në Polici e ka paraqitur ankuesi mashkull kosovar.
Policia, ka njoftuar se lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprimet hetimore.
“Ferizaj 31.01.2023-01:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe para kesh ne vlerë të konsiderueshme. Lidhur me rastin janë duke u ndërmerr veprime hetimore”, thuhet në raport./Front Online