×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Vetmia dhe izolimi social rrisin rrezikun për dështimin e zemrës

    FrontOnline
    02 Shkurt 2023

    Si izolimi social, ashtu edhe vetmia janë të lidhura me një rrezik të shtuar të dështimit të zemrës, tregon një studim i ri i madh shkencor kino-britanik. Të dy faktorët luajnë një rol, por më i rëndësishmi është shkalla në të cilën njeriu ndihet i vetmuar, pavarësisht se sa i vetmuar është në të vërtetë. Studimet e mëparshme kanë treguar se izolimi social dhe vetmia janë faktorë të rëndësishëm rreziku kardiovaskular. Hulumtimi i ri nxjerr në pah këtë korrelacion veçanërisht në rastin e dështimit të zemrës

    Izolimi social i referohet gjendjes objektive të mungesës së kontakteve dhe marrëdhënieve shoqërore, ndërsa vetmia i referohet ndjenjës shqetësuese të paaftësisë për t’u përfshirë në ndërveprim të vërtetë shoqëror, edhe kur të tjerët janë të pranishëm.

    Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Zhihui Zhang i Universitetit Mjekësor Guangzhou, i cili botoi në revistën “JACC: Heart Failure” të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, analizuan të dhënat mjekësore britanike për rreth 465,000 njerëz të moshës së mesme dhe të moshuar mesatarisht 57 vjeç, gjatë një periudhe prej të paktën 12 vitesh, nga të cilat pothuajse 12,900 ishin diagnostikuar me dështim të zemrës.

    Është zbuluar se vetmia dhe izolimi social rrisin rrezikun e dështimit të zemrës me 15% deri në 20%. Por izolimi social në vetvete përbën një faktor rreziku vetëm kur ndjenja e vetmisë mungon. Me fjalë të tjera, nëse dikush është i izoluar nga shoqëria dhe në të njëjtën kohë ndihet i vetmuar, kjo e fundit është më e rëndësishme për sa i përket gjasave për të zhvilluar insuficiencë kardiake. Vetmia gjithashtu rrit rrezikun relativ edhe nëse dikush nuk ka fare izolim social.

    Në përgjithësi, si vetmia ashtu edhe izolimi social janë më të zakonshme tek meshkujt sesa tek femrat. Nëse dikush pi duhan dhe është i trashë, rreziku i dështimit të zemrës rritet më tej.

    “Gjetjet tregojnë se ndikimi i vetmisë subjektive është më i rëndësishëm se ai i izolimit objektiv social. Rezultatet tona tregojnë se kur vetmia është e pranishme , izolimi social nuk është më i rëndësishëm për shfaqjen e dështimit të zemrës . Vetmia është shtytës më i fortë i stresit psikologjik sesa izolimi social dhe është i zakonshëm tek njerëzit që janë armiqësorë ose kanë marrëdhënie sociale stresuese”, tha Dr. Zhang./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Kronika13 Janar 2025
    Gjashtë raste të dhunës janë raportuar vetëm gjatë të dielës në rajonet e Kosovës. Në Prishtinë, një burrë është arrestuar pasi ka...
    Lajme13 Janar 2025
    Arton Muhaxheri, njohës i ekonomisë, për FrontOnline ka theksuar se kritikat e Albin Kurtit kur ishte në opozitë janë zbatuar ndryshe kur...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, sot nga ora 15:00 do të takohet me stafin shëndetësor në Viti,...
    Lajme13 Janar 2025
    Haki Shatri, ish-ministër i Financave, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rritjen e shpenzimeve në lidhje me qiratë publike...
    Kronika13 Janar 2025
    Të dielën është arrestuar një person që dyshohet se kishte vjedhur stoli ari në një banesë gjatë muajit të kaluar. “Lidhur me...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 15:00. Ky është rendi i ditës:  

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.