Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, është vetizoluar pas shfaqjes së simptomave të Covid-19.
Këtë e bëri të ditur vet deputeti.
“Jam me simptoma, jam në vetizolim”, tha shkurt ai për Indeksonline.
Bulliqi nuk tregoi nëse tashmë e ka bërë testin e koronavirusit.
Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, nëse rezulton pozitiv me koronavirus bëhet deputeti i dytë nga Vetvendosje që është i infektuar.
Ditë më parë edhe deputeti Fitim Uka ka rezultuar pozitiv me Covid-19.