×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje paralajmëron se do ta dërgojë Thaçin në Kushtetuese për votën e Haxhi Shalës

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese presidentin Hashim Thaçi. Ky veprim, sipas tyre, vie pasi që presidenti Thaçi së bashku me ish-kryeministrin Haradinaj e bindën deputetin Haxhi Shala për të votuar pro Qeverisë Hoti.

    Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Rexhep Selimi, ka thënë se presidenti ka bërë shkelje kushtetuese që i ndërhyri në votë deputetit Shala.

    “Deputeti Shala e shpjegoi mirë rastin. Kjo është shkelje kushtetuese nga Thaçi, prandaj do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese këtë akt. Kemi shumë lëndë që do t’i dërgojmë në Kushtetuese. Thaçi as që ka tentuar ta fshehë. Ai ka shkelë Kushtetutën duke shkelë paanshmërinë dhe ka ndërhyrë drejtpërdrejt në vullnetin e deputetit, aq më tepër kur vota e tij ka qenë përcaktuese ”, ka thënë Selimi në Klan Kosova.

    Ndërkaq, Selimi kritikoi Haradinajn për ndërhyrjen si kryetar partie duke dhënë se e bëri në mënyrën mesjetare.

    Ai gjithashtu tha se nuk e di nëse e kanë kërcënuar apo premtuar diçka Shalës, por për votat e siguruara që e bënë Thaçin president tha se s’janë marrë falas, por janë shpërblyer.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.