×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje nesër nxjerrë në shesh 5 mijë persona për protestë

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Pas provës së parë të protestës me afro 500 persona, Lëvizja Vetëvendosje, nesër do ta realizojë provën e dytë e cila vjen me përmasa shumë herë më të mëdha.

    Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka thënë për Gazetën Insajderi, se prova e dytë e protestës, apo siç e ka quajtur ai performanca, do të jetë me 3500 deri në 5000 persona.

    Ai tha se në vazhdimësi kanë pasur kërkesa e interesim të shumë qytetarëve për të protestuar në lidhje me zhvillimet në vend, ndërsa tha se pasi që prova e parë ka qenë e suksesshme, do të vazhdojnë edhe me të dytë.

    “Pas realizimit të suksesshëm të provës së parë nga qytetarë e aktivistë ne kemi menduar të realizojmë testin e dytë por në përmasa më të mëdha. Pra, kjo sigurisht se nuk është një protestë, por një performancë me 3500 deri në 5000 persona”, tha Manxhuka.

    Zëdhënësi, Arlind Manxhuka, po ashtu  tha se tashmë kanë dorëzuar njoftimin për provë të organet e rendit.

    Ndërkaq sot, kryeministri në detyrë Albin Kurti, njëherësh edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi sot se protesta është e drejtë qytetarë, ndërkaq tha se nuk i kanë liruar masat kundër pandemisë, për të realizuar një protestë të tillë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.