Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, KEDS, ka apeluar tek konsumatorët që ta kursejnë energjinë elektrike.
Krahas kësaj thirrjeje ata kanë njoftuar se vetëm për të mërkurën e 24 nëntorit është importuar rrymë në vlerë prej 657 mijë e 311 euro.
“Vetëm për një ditë të vetme të nëntorit (24 nëntor) është importuar energji elektrike në vlerë monetare prej 657.311.29 EUR. Nëse e krahasojmë me një vit më parë cmmi është 7 fish më i lartë. Pra, nga 98,541,50 EUR sa ishte totali i importit në vitin 2020 për këtë datë, sivjet ka arritur ne 657.311.29 EUR”./FrontOnline