×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vetëm dy shtete të ShBA-së kanë raportuar ulje të numrit të rasteve me Covid-19

    FrontOnline
    28 Qershor 2020

    Connecticut dhe Ishulli Rhode. Këto janë dy vendet e vetme në Shtetet e Bashkuara që kanë raportuar rënie të numrit të rasteve të reja me koronavirus.

    Në anën tjetër, një rritje e ndjeshme e përhapjes së virusit të ri është raportuar në 39 shtete të ShBA-së, përfshirë Floridën, për të cilën ekspertët kanë paralajmëruar se mund të jetë epiqendra e re e pandemisë në shtetin më të prekur në botë.

    Të shtunën, Florida i regjistroi 9,585 raste të reja të infektimeve, që ishte shifra më e lartë ditore që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit. Ky numër i afrohet shifrës që ishte shënuar në kulmin e përhapjes në Nju Jork në fillim të prillit.

    Disa diplomatë evropianë i kanë thënë televizionit CNN se amerikanët kanë pak gjasa të lejohen për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së për shkak të numrit të madh të rasteve në Shtetet e Bashkuara, ndonëse Bashkimi Evropian do t’i rihapë kufijtë për shumë vende të tjera.

    Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara tashmë ka shkuar në mbi 2.5 milionë, ndërsa së paku 125,500 pacientë kanë vdekur.

    Pavarësisht rrezikut nga përhapja, shumë njerëz në ShBA i kanë injoruar masat kufizuese duke marrë pjesë në protesta dhe tubime.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë. Ai zbriti në aeroportin e Rinasit mbrëmjen e së enjtes, ku...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Besnik Tahiri realizoi sot një vizitë pune në Mal të Zi, ku u takua me Kryetarin e Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, dhe...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar takimin me presidenten Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare, duke...
    Lajme15 Maj 2025
    Ismet Kryeziu nga KDI ka kritikuar Albin Kurtin e VV-së për mosdeklarimin e tij para mediave. Ai ka thënë se kjo tregon...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Lajme15 Maj 2025
    Profesori i Fakultetit Filozofik, Arben Hajdari, po përballet fatkeqësisht me një sfidë të rëndë për jetën. Atij i është rikthyer sëmundja e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.