×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vetëm ata dy jetojnë në fshatin italian, nuk dalin askund pa maskë – nuk kanë fqinjë dhe i respektojnë maksimalisht masat mbrojtëse

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Dy banorë të një fshati në Itali, Nortosce, insistojnë në mbajtjen e maskës mbrojtëse për shkak të COVID-19, pavarësisht se janë banorët e vetëm të këtij fshati, shkruan CNN.

    Giovanni Carilli, 82-vjeç dhe Giampiero Nobili, 74, që të dy pensionistë nga Nortosce në Perugia, bartin maskë sa herë që takohen dhe insistojnë në respektimin e distancës fizike sociale prej të paktën një metri, pavarësisht që nuk kanë fqinjë tjerë dhe rrallë herë largohen nga fshati.

    Ky fshat gjendet në komunën e Perugia në rajonin Umbria, në një lartësi mbidetare prej 900 metrave, që e bën një vend vështirë të arrihet.

    Megjithatë, pavarësisht pozitës gjeografike, këta dy burra nuk besojnë se janë të mbrojtur nga COVID-19, që deri më tani ua ka marrë jetën afro 37 mijë njerëzve në Itali.

    Carilli ka thënë për CNN se frikësohet shumë se mund të infektohet me coronavirus, dhe se askush nuk do të mund të përkujdeset për të.

    “Jam i vjetër, dua të vazhdojë jetën këtu dhe të kujdesem për delet dhe kafshët e tjera dhe verarinë, të mbledhë kërpudha. Kënaqem me jetën”, ka shtuar Carilli.

    Ai beson se mosrespektimi i masave mbrojtëse nga cilido prej tyre dy do t’ua rrezikonte jetën, pavarësisht rrethanave në të cilat ata jetojnë.

    Carilli pretendon se mbajtja e maskës dhe respektimi i distancës nuk ka të bëjë vetëm me shkaqe shëndetësore, apo me atë se si nuk mund të vlerësohet nëse është e mirë apo e keqe.

    “Derisa ekzistojnë rregullat, duhet t’i respektoni për të mirën e vetes dhe të tjerëve. Është një lloj principi”, pretendon Nobili.

    Carilli ka lindur në fshat, por pjesën më të madhe e kaloi në Romë, para se të rikthehej në shtëpinë e tij ku ishte rritur. Edhe Nobili ka vendosur që ditët e pleqërisë t’i kalojë në Nortosce. Edhe pse jetojnë të vetmuar, kohë pas kohe vizitojnë familjet e tyre.

    Kujtojmë që në Itali aktualisht është në fuqi ligji që obligon të gjithë qytetarët të bartin maskat në ambiente të hapura dhe mbyllura, me përjashtim kur janë në shtëpi si dhe kërkohet nga të gjithë respektimi i distancës sociale fizike prej më shumë se një metër.

    Italia dje ka regjistruar rekordin e zi të 24 orëve sa i përket numrit të rasteve të reja me COVID-19 – hiq më pak se 8.804 italianë të infektuar. Sipas të dhënave më të fundit, në Itali nga fillimi i pandemisë së coronavirusit janë infektuar 381.602 persona derisa 36.372 tjerë kanë humbur jetën.

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Pas vitesh pritje, në muajin tetor të 2024, Shqipëria pritet të nisë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE, atë...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Pas lirimit të Fredi Belerit nga burgu, Greqia i ka vënë Shqipërisë një tjetër kusht që të mos pengojë rrugën e anëtarësimit...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.