×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli përkujton Bedrush dhe Feim Gashin: Krenar që i kisha bashkëluftëtarë

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka përkujtuar vëllezërit Bedri dhe Feim Gashin që ranë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë.

    “Është sakrificë e lartë për një familje të japë dy heronj, dy vëllezër, të gjakut e pushkës, dy heronj në themel të lirisë. Në një veprim luftarak bashkë, u mundova t’i ndajë këta dy vëllezër nga rreziku mu te kufiri i ndarjes së shqiptarëve, në Hasin e besës e bukës, para 22 vjetësh”.

    Feimin e kisha njohur më herët në studime në Prishtinë, e kisha edhe koleg Fakulteti, së bashku edhe me heroin Mensur Zyberaj! Nuk ka pasur demonstratë as organizim studentor që nuk kanë marrë pjesë.

    “Ai ra në pritë më 27 maj 1998, por nuk e ndalen pushkët Bedrushin dhe as bashkëluftëtarët e tij! Bedrush Gashi, i vëllai, i patrembur, ra një vit më vonë. Pikërisht ditën e sotshme, para 21 vitesh. Nuk e përjetoi as gëzimin e fëmijës së porsalindur, që nuk mundi ta takojë”.

    “Ky ishte fati i rinisë sonë dhe çmimi i lirisë, këta ishin djemtë e vajzat, heronj të Kosovës, nuk folën shumë, por bënë gjithçka për lirinë e kombit të tyre. Jam krenar që i njoha dhe i kisha të dytë bashkëluftëtarë, do të jem përjetë në betimin dhe idealin e pastër që rritëm me UÇK!

    “Lavdi Bedrush dhe Feim! Lavdi të gjithë luftëtarëve të lirisë dhe UÇK-së! Nënëlokes së këtyre luanëve të lirisë, për bijtë që ia dha kësaj toke, bukën dhe besën, faleminderit përjetë!”, shkruan ai në Facebook.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.