Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli shkruan se qytetarët janë të shqetësuar nga mundesa e ndihmës prej shtetit. Veseli thotë se ka alarmim sepse dimri po afron dhe mund të rëndojë pasojat e mund të shoqërohet nga vala e dytë e Covid-19.mAi pati edhe një kritikë për qeverinë, duke thënë se në raste të tilla papërgjegjshmëria dhe neglizhenca e saj mund të ketë pasoja fatale.
Kryetari i PDK-së kërkoi një program të qartë e gjithëpërfshirës qeveritar i cili i adreson të gjitha rreziqet e problemet me pandeminë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Në bashkëbisedimin miqësor që pata në Pozhoran të Vitisë me qytetarë, doli se problemi kryesor që ata kishin ishte çështja e dëmeve ekonomike të shkaktuara prej pandemisë së koronavirusit. Ata ishin të shqetësuar për mungesën e ndihmës prej shtetit dhe të alarmuar për faktin se dimri që po afron mund të rëndonte pasojat e mund të shoqërohet me një valë të dytë të përhapjes së koronavirusit.
Në të tilla kushte papërgjegjshmëria dhe neglizhenca e qeverisë mund të ketë pasoja fatale prandaj duhet të marrin fund e të përgatitet një program i qartë i plotë e gjithëpërfshirës qeveritar për të adresuar siç duhet të gjitha rreziqet dhe problemet që lidhen me pandeminë.