Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas vdekjes së babait të heroit Afrim Zhitia, Osman Zhitia, ka shkruar se ai ishte atdhetar i madh dhe burim frymëzimi në rrugëtimin tonë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Jeta e tij ishte mes përkushtimit, qëndresës e krenarisë. Do të na mungojë të gjithëve. Ngushëllime familjes dhe gjithë kombit”, ka shkruar Veseli.