×
  • Lajme
  • Lajme

    Vërshime në kryeqytet, aktivizohen ekipet e ujësjellësit “Prishtina”

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Reshjet e shiut që kanë filluar mbrëmë kanë vërshuar shumë rrugë të kryeqytetit. Kjo si pasojë e bllokimit të rrjetit të kanalizimit.

    Por nga “KRU Prishtina”, sqarojnë se sistemet e kanalizimeve janë të përbashkëta (Atmosferike dhe Fekale) dhe kjo e rëndon dukshëm gjendjen e funksionimit sidomos në rastet kur ka reshje të vrullshme apo të shumta shiu, siç po ndodhë ditën e sotme.

    Po ashtu nga kjo kompani thonë se linjat e kanalizimit (ujërat fekale) në qytetin e Prishtinës janë në shumicë linja të vjetra, të cilat janë dimensionuar dhe vendosur shumë kohë me përpara.

    Për investime në këtë aspekt, nga ujësjellësi Prishtina thonë se nuk kanë buxhet, por as kompetencë.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Linjat e Kanalizimit (ujërat fekale) në qytetin e Prishtinës janë në shumicë linja të vjetra, të cilat janë dimensionuar dhe vendosur shumë kohë me përpara. Sistemet e kanalizimeve janë të përbashkëta ( Atmosferike dhe Fekale ) dhe kjo e rëndon dukshëm gjendjen e funksionimit sidomos në rastet kur ka reshje të vrullshme apo të shumta shiu, siç po ndodhë ditën e sotme. Përderisa, qyteti i Prishtinës pothuajse në çdo lagje ka pësuar ndryshime në ndërtime te larta – objekte banesore – rritje e tejskajshme e numrit të banorëve, është dashtë që autoritetet tjera të intervenojnë edhe në infrastrukturën ekzistuese prandaj, kjo me automatizëm ndikon në ngarkesë më të madhe shkarkuese të sistemit të kanalizimit dhe përmbytje në shumë lokacione brenda qytetit . Ujësjellësi i Prishtinës ka një buxhet të paraparë për investime ( riparim, puseta, zhbllokime, pastrime ) në këtë sektor, gjithsesi ka edhe ekipet profesionale që merren me mirëmbajtjen e sistemeve të kanalizimeve të ujërave të ndotura fekale por assesi nuk mirëmbanë as nuk ndërton rrjeta të kanalizimeve atmosferike pasi që kjo përgjegjësi e autoriteteve të tjera. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit të KRU,,Prishtina,, sh.a. janë të gatshëm çdoherë që tu dalin në ndihmë qytetarëve në rastet kur kemi të bëjmë me zhbllokime e pastrime të pusetave të ujërave fekale, por duhet të kihet parasysh që vërshimet pas reshjeve nuk ndodhin për shkak të punës dhe përgjegjësisë tonë!

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.