Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të telefonojë të gjithë ata që aplikojnë jashtë vendit për votim në zgjedhjet e 14 shkurtit, e ata që nuk lajmërohen në telefon, humbin të drejtën e votës.
Ky vendim ka hasur në kritika të disa prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Madje ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, përmes një letre i ka kërkuar KQZ-së që ta shqyrtojë vendimin në fjalë.
Por këtë vendim e kanë votuar edhe dy anëtarët e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alim Rama.
Kjo mund të vërehet në videon e mbledhjes së sotme të KQZ-së.