×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Vendi ku qepa është luks, kushton më shtrenjtë se mishi

    FrontOnline
    28 Janar 2023

    Të gjitha restorantet në Filipine kanë kohë që po përballen me mungesën e një prej ushqimeve kryesore të kuzhinës filipinase.

    Shumë prej tyre u detyruan të theksojnë në menytë e tyre – “pa salcë qepe”. Sipas statistikave zyrtare, çmimi i qepëve muajin e kaluar u rrit në rreth 700 pesos filipinase (rreth 11 euro) për kilogram, që është më i lartë se çmimi i mishit dhe paga minimale ditore në këtë vend të Azisë Juglindore, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

    Megjithëse çmimet kanë rënë javët e fundit, qepët janë ende një luks për shumë konsumatorë, tha Rizalda Maunes, pronare e një picerie në Cebu City.

    “Dikur blinim tre deri në katër kilogramë qepë në ditë. Tani blejmë gjysmë kilogrami, që është gjithçka që mund të përballojmë. Klientët tanë e kuptojnë sepse nuk ka të bëjë vetëm me restorantet…është e vështirë për familjet sepse qepët i shtohen shumë pjatave”, tha ajo për BBC.

    Një përbërës kryesor në kuzhinën filipinase është bërë një simbol i rritjes së kostos së jetesës. Inflacioni në këtë vend arriti në majën e re katërmbëdhjetëvjeçare muajin e kaluar.

    Presidenti Ferdinand Marcos Jr., i cili është edhe Sekretar i Bujqësisë, e quajti rritjen e çmimeve të ushqimeve një “situatë emergjente”.

    Në fillim të këtij muaji, Marcos autorizoi importimin e qepëve të kuqe dhe të verdha në një përpjekje për të rritur furnizimet.

    Ekspertët thonë se rihapja e ekonomisë së Filipineve ka rritur kërkesën, ndërsa kushtet e rënda të motit kanë ndikuar në prodhimin e ushqimit, përfshirë qepët.

    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Të tjera
    Lajme27 Nëntor 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka folur sërish për ushqimin në FSK, duke thënë se nuk ka munguar asnjëherë. Ai është shprehur...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një komunikate për media njofton se Bordi i saj ka miratuar propozimin e menaxhmentit për ndarjen...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Sot në Suhodoll të Mitrovicës, janë zhvarrosur mbetjet mortore të një viktimë që dyshohet se mund të jetë në listën e personave...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca është deklaruar në lidhje me puëntoret teknike të Kuvendit të Kosovës, të cilat kanë mbajtur grevë për disa javë...
    Sport27 Nëntor 2024
    Ambasadori i Amerikës në Kosovë Jeff Hovenier ka zgjedhur fjalët më të mira pasi pa dokumentarin e trajnerit të xhudos Toni Kuka....
    Lajme27 Nëntor 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka dhënë detaje shtesë rreth vendimin për formimin e komisionit, i cili siç tha ai, do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.