Leutrim Krasniqi nuk është më trajner i Vëllaznimit.
Klubi gjakovar ka njoftuar përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale se i ka ndarë rrugët me trajnerin e deritashëm.
Kuqezinjtë i kanë uruar suksese trajnerit të ri kosovar dhe e kanë falënderuar për bashkëpunimin, shkruan “Gazeta Express”.
Ndërkohë, ekipit gjakovar pritet t’i prijë trajneri nga Shqipëria, Mirel Josa, i cili në të kaluarën e kishte drejtuar FC Prishtinën.
Josa u pa mbrëmë në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll mes Vëllaznimit dhe Bashkimit në palestrën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë.
Nën drejtimin e Krasniqit, Vëllaznimi e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e dytë në Grupin A të Ligës së Parë me 27 pikë, katër më pak se liderja, Drenica.
Synim i Kuqezinjve është të rikthehen në Superligë.