Amir Haziri, vëllai i Lutfi Hazirit, iu ka kthyer përgjigje aktivistëve të Vetëvendosjes që kanë filluar ta linçojnë pse Nënkryetari i LDK’së i përmendi zgjedhjet e reja nëse s’arrihet marrëveshja e koalicionit.
“Kur të doni, knej jemi”, ka shkruar Amir Haziri, duke publikuar një foto të Kryetarit të Gjilanit.

Vëllai i zyrtarit të LDK’së ishe tallur kohë më parë edhe me Vjosa Osmanin dhe Vetëvendosjen.
Haziri në profilin e tij në Facebook ka shkruar se kur LVV shkon të LDK’ja për të biseduar rreth një koalicioni të mundshëm, Vjosa Osmani i thotë se nuk janë burrat e partisë aty e s’mund të flasë.
“Sa herë të shkojnë kta të VV-së te LDK-ja me folë për koalicion, po del Vjosa e po u thotë hajdeni më vonë se nuk janë burrat në shpi”, thuhet në postimin e Amir Hazirit në Facebook, transmeton Gazeta Express.
Lutfi Haziri ka udhëhequr fushatën e Lidhjes Demokratike të Kosovës duke e renditur partinë të dytën me kandidaten për Kryeministre Vjosa Osmanin.
Vetëvendosje kishte nisur luftën kundër Lutfi Hazirit edhe në kohën e fushatës elektorale duke e cilësuar Kryetarin e Gjilanit si njeri të PDK’së.
Përplasjen më të madhe Haziri e kishte pasur me Vetëvendosjen kur Albin Kurtin e kishte quajtur hajn të pulave./Front Online/

Të tjera
-
23:34 | 04 Mars 2021
-
23:31 | 04 Mars 2021
-
23:28 | 04 Mars 2021
-
23:15 | 04 Mars 2021
-
23:14 | 04 Mars 2021
-
23:01 | 04 Mars 2021
-
22:57 | 04 Mars 2021
-
22:50 | 04 Mars 2021
-
22:42 | 04 Mars 2021
-
22:38 | 04 Mars 2021
-
22:33 | 04 Mars 2021
-
Vip/KulturaPasi u bë gjyshe e një vajze, nëna e Gjikos…22:27 | 04 Mars 2021