Pas një sëmundje të gjatë ka ndërruar, vëllai i kryetarit të komunës së Suharekës Bali Muharremaj.
Ai ka thënë se përpjekja më e madhe e tij ishte përballja me jetën.
“Ishte një̈ ndër shtyllat tona kryesore të familjes sonë̈ Muharremaj në Gjinoc”,ka shkruar Muharremaj.
Njoftimi i plotë i tij:
Vëllau ynë Halil Muharremaj na la.
Përpjekja për ta përballuar sëmundjen e kancerit tash e sa kohë, nuk vazhdoi edhe më tutje dhe ai i mbylli sytë përgjithmonë.
Mirëpo përpjekja më e madhe ishte përballja me jetën. Ishte një ndër shtyllat tona kryesore të familjes sonë Muharremaj në Gjinoc.
Jeta e ka munduar me sakrifica të mëdha, mirëpo e ka shpërblyer me nder e krenari.
Varrimi bëhet sot ora 15:00, në vorrezat e fshatit Gjinoc, me prezencën e rrethit familjar të ngushtë. Kjo po bëhet për ti respektuar rregullat dhe rekomandimet e institucioneve shtetërore.
I përjetshëm kujtimi për ty
Baci Lil