×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes profesori i historisë islame, hoxhë Bajrush Ahmeti

    FrontOnline
    01 Janar 2021

    Në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë profesori i Historisë islame, hoxhë Bajrush Ahmeti.

    Lajmin e ka konfirmuar djali tij, Ismail Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

    “Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Ju njoftojme se sot më 01.01.2021 ka vdeke baba jonë Hoxha Bajrush Ef. Ahmeti nga COVID-19! Për shkak të situatës pandemike varrimi do të bëhet vetëm nga rrethi i ngusht familjar sot në ora 14:00. Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë se të pame nuk do të ketë”, ka shkruar Ahmeti.

    Ndërkaq, hoxha Bajrush Ahmeti lindi më 12.06.1940 në Orllan të Podujevës, ndërsa shkollën fillore e filloi në fshat dhe e përfundoi në Prishtinë. Të mesmen e kreu Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë në vitin 1967. Në vitin 1968 filloi studimet në Universitetin e Bagdadit, ku edhe diplomoi në degën e Jurisprudencës Islame në vitin 1972. Në vitin 1972 filloi mësimdhënien në Medresenë e Mesme “Alauddin”, ku kontriboi deri në pension, në vitin 2005.

    Hoxha pas vetes la një thesar librash, prej tyre: Historia islame 1, Historia islame 2, Historia islame 3,  Historia islame 4, Njëqind e një hadithe, përkthim e komentim, Vështrim kulturoro-historik mbi formimin dhe përhapjen e disa fraksioneve në historine islame, Perandoria osmane dhe përhapja e Islamit në trojet shqiptare dhe në viset fqinje, Kadijanitë (Ahmeditë) dhe shumë artikuj nëpër revista shkencore, kryesisht të historise islame.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...
    Sport01 Maj 2024
    Ekipi i Kosovës në boks më 3 maj do të udhëtojë për në Shkup që të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu...
    Lajme01 Maj 2024
    Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024”. Gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit...
    Lajme01 Maj 2024
    Zv/kryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar se është takuar me parlamentarë e zyrtarë qeveritarë në Bern të Zvicrës, me të cilët ka thënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.