Një grua pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është dërguar në QKMF për ndihmë mjekësore, ku më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.
Sipas policisë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti po hetohet.
“Shtime 06.06.2023 – 07:27. Viktima femër kosovare pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është dërguar në QKMF, por nga mjeku është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.